Gjimshiti është gati

Futboll

Gjimshiti është gati

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:06
Gjimshiti është gati

Skuadra e Atalanta-s ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Man. Junajtedit, në kuadër të xhiros së katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, në listën prej 25 lojtarëve që janë të ftuar për ndeshjen kundër “Djajve të kuq”, i ftuar është Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi shqiptar u lëndua gjatë ndeshjes së Shqipërisë me Hungarinë, teksa ai tani do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme edhe për kombëtaren shqiptare. 

Ndeshja mes Atalantas dhe Man, Junajtedit nis orën 21.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat