Sulmuesi i Interit vendos për të ardhmen e tij

Futboll

Sulmuesi i Interit vendos për të ardhmen e tij

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:31
Sulmuesi i Interit vendos për të ardhmen e tij

Aleksiz Sançez është rikthyer në formë të mirë pas dëmtimeve që kanë karakterizuar muajt e fundit të tij dhe me paraqitjet e bëra me zikaltrit po tenton të ngjisë shkallët në hierarkinë e sulmit, për të qenë kandidat për një fanellë titullari.

Por pavarësisht kësaj, e ardhmja e tij është ende e pasigurt sepse qëllimi i Interit për të larguar sulmuesin, në mënyrë që të kursejë rrogën e tij prej 7 milionë eurosh në sezon, ekziston.

Ndërkohë, një ofertë ka ardhur nga një klub i MLS, për një kontratë dy vjeçare që do e çonte Sançezin në Amerikë që në janar deri në dhjetor 2023 (duke qenë se sezoni përtej oqeanit mbyllet në fund të vitit kalendarik).

Gjithsesi, vendimi do të ndikohet padyshim nga vullneti i futbollistit që është shprehur më parë se dëshiron ta mbyllë në Europë karrierën dhe pse jo edhe tek Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat