Pse është lojtar kyç i Realit?

Futboll

Pse është lojtar kyç i Realit?

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 11:33
Pse është lojtar kyç i Realit?

Mesfushori brazilian, Casemiro, është lojtari i gjashtë më i përdorur nga trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, gjatë këtij sezoni, me 13 ndeshje. Nuk është normale ta shohësh këtë futbollit të mungojë qoftë për disa minuta.

Sezonin e kaluar ishte i dyti me më shumë minuta në këmbë, 3940 dhe 46 ndeshje.

Në sezonin 2019-2020 ishte më I përdoruri, duke lënë pas Benzemanë dhe Courtois, me 46 ndeshje dhe 4081 minuta. Gjatë 2018-2019 regjistori 43 ndeshje dhe 3262 minuta, i gjashti me më shumë minuta. Në sezonin 2017-2018, 48 ndeshje dhe 3945 minuta e renditej menjëherë pas Keylor Navasit më listën e lojtarëve me më shumë minuta. 42 ndeshje dhe 3313 në sezonin 2016-2017, i teti më i përdorur.

Duhet të kthehesh pas në sezonin e 2015-2016 për të gjetur një edicion që Casemiro të ketë zhvilluar më pak se 40 ndeshje (35 takime dhe 2539 minuta, i dymbëdhjeti në listë).

Ritmi i Casemiros është i jashtëzakonshëm. Duke numëruar të shtatë sezonet me Realin, pa 13 sfidat e sezonit aktual, ai është aktivizuar në 286 ndeshje, pra me një mesatare mbi 40 ndeshje në sezon.

Jo të gjithë lojtarët e ekipit “merengues” i afrohen kësaj statistike. Vetëm Kroos, Modric dhe Benzema nuk bien nën këtë mesatare. Kjo statstikë tregon se sa i rëndësishëm ka qenë braziliani në sukseset e Realit, sidomos në Champions League.

Braziliani nuk duhet të ketë probleme as këtë sezon për të kaluar 40 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat