UEFA u beson gjyqtarëve shqiptarë

Futboll

UEFA u beson gjyqtarëve shqiptarë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 12:33
UEFA u beson gjyqtarëve shqiptarë

Do të jetë një tjetër test dita e sotme për arbitrat shqiptarë në kompeticionet europiane teksa tre prej tyre do të jenë të angazhuar në UEFA Youth League në takimin e të rinjve mes Juventus dhe Zenit.

Fjala është për ndërkombëtarin Enea Jorgji, ndërsa së bashku me të, në rolin e asistentëve do të jenë edhe Dojando Myftaraj dhe Xhulio Mani.

Sakaq, sfida do të luhet në fushën stërvitore të Juventusit teksa do të startojë në orën 15:00.

Theksojmë se për arbitrat shqiptarë nuk është hera e parë që marrin përsipër të ndajnë drejtësi në takimet europiane, ndërsa shpeshherë kanë qenë të angazhuar në kompeticione të UEFA-s duke marrë edhe vlerësime.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat