Solskjaer ka vetëbesim

Futboll

Solskjaer ka vetëbesim

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 12:49
Solskjaer ka vetëbesim

Ole Gunar Solskjaer thotë se fitorja 3:0 kundër Totenhemit e ka ndihmuar Mançester Junajtidin që të bashkohet dhe të tregojë mentalitetin fitues pas javës së vështirë që shkaktoi humbja kundër Liverpulit.

Pozicioni i trajnerit norvegjez ishte në rrezik pas disfatës 5-0 në “Old Trafford”, të cilën ai e përshkroi si më të rëndën në karrierën e tij. Por fitorja 3-0 kundër Totenhemit duket se e ka larguar disi presionin mbi 48-vjeçarin, edhe pse fati i tij pritet të vendoset edhe nga dy paraqitjet e ardhshme, ajo sot në Champions kundër Atalantës dhe derbi me Sitin në fundjavë.

Në konferencën përpara ndeshjes së kthimit me italianët, Solskjaer tha: “Kritikat mund të të bëjnë të dyshosh te vetja ose të besosh te vetja. Unë i kam shijuar gjithnjë, i kam mirëpritur. Ne kemi pasur të gjithë profesione të ndryshme dhe është detyra e tyre (opinionistëve ish-futbollistë) që të japin mendimet e tyre.

Unë nuk jam këtu për të luftuar me asnjë. Gazetarët, opinionistët, ekspertët, të gjithë kanë punë të ndryshme. Humbja me Liverpulin e ka ushqyer më shumë unitetin në klub. Sjellja u vu re kundër Totenhemit. Lojtarët duan të luajnë, askush nuk është i lumtur kur nuk luan.

Por skuadra është përpara individit. Ndeshja e radhës është ajo që ka më shumë rëndësi. Ne e dimë që kur të fitojmë qëndrueshmërinë do të marrim rezultatet.

Nesër (sot) kemi një tjetër shans për të provuar se mund të ringrihemi sërish. Atalanta është një skuadër me stil unik, i ngjason një ekipi anglez. A do të luajë Ronaldo? Të shohim”.

thotë se fitorja 3:0 kundër Totenhemit e ka ndihmuar Mançester Junajtidin që të bashkohet dhe të tregojë mentalitetin fitues pas javës së vështirë që shkaktoi humbja kundër Liverpulit.

Pozicioni i trajnerit norvegjez ishte në rrezik pas disfatës 5-0 në “Old Trafford”, të cilën ai e përshkroi si më të rëndën në karrierën e tij. Por fitorja 3-0 kundër Totenhemit duket se e ka larguar disi presionin mbi 48-vjeçarin, edhe pse fati i tij pritet të vendoset edhe nga dy paraqitjet e ardhshme, ajo sot në Champions kundër Atalantës dhe derbi me Sitin në fundjavë.

Në konferencën përpara ndeshjes së kthimit me italianët, Solskjaer tha: “Kritikat mund të të bëjnë të dyshosh te vetja ose të besosh te vetja. Unë i kam shijuar gjithnjë, i kam mirëpritur. Ne kemi pasur të gjithë profesione të ndryshme dhe është detyra e tyre (opinionistëve ish-futbollistë) që të japin mendimet e tyre.

Unë nuk jam këtu për të luftuar me asnjë. Gazetarët, opinionistët, ekspertët, të gjithë kanë punë të ndryshme. Humbja me Liverpulin e ka ushqyer më shumë unitetin në klub. Sjellja u vu re kundër Totenhemit. Lojtarët duan të luajnë, askush nuk është i lumtur kur nuk luan.

Por skuadra është përpara individit. Ndeshja e radhës është ajo që ka më shumë rëndësi. Ne e dimë që kur të fitojmë qëndrueshmërinë do të marrim rezultatet.

Nesër (sot) kemi një tjetër shans për të provuar se mund të ringrihemi sërish. Atalanta është një skuadër me stil unik, i ngjason një ekipi anglez. A do të luajë Ronaldo? Të shohim”".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat