Zidane tregon pengun e tij

Futboll

Zidane tregon pengun e tij

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 13:32
Zidane tregon pengun e tij

Zinedine Zidane e ka një peng. Lojtari e më pas trajneri që ka fituar gjithçka në karrierën e tij, i është kthyer kohës dhe e ndien se diçka i mungon. Si çdokujt, në fakt. Pengu i karrierës së tij si futbollist është Olimpiku i Marsejës. Duke folur për “La Provence”, Zizu ka folur për klubin e zemrës së tij.

“Një peng për mua mbetet fakti që nuk munda ta vishja asnjëherë fanellën e Olimpikut të Marsejës. Kjo është skuadra e zemrës, por ishin të shumta arsyet që e bënë të pamundur transferimin tim në ekip”.

Por tani si trajner ai nuk e ka fshehur se një ofertë nga PSG-ja do ta tundonte.

“Jam marsejez dhe i tillë do të mbetem gjithë jetën, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Zidan, duke iu referuar një emërimi të mundshëm si trajner i PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat