Shkëmbi: Kupa? Është një objektiv

Futboll

Shkëmbi: Kupa? Është një objektiv

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 14:21
Shkëmbi: Kupa? Është një objektiv

Dinamo do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e raundit të dytë në Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës.

Në konferencë për shtyp, trajneri Bledi Shkëmbi ka theksuar se do të jetë e vështirë për të mposhtur bardheblutë, megjithatë jo e pamundur. Ndër të tjera, tekniku i kryeqytetasve shprehet se Kupa është një rrugë më e lehtë për të mbërritur kualifikimin në Kupat e Europës.

Kupa? “Është një objektiv, ndoshta edhe më i thjeshtë për të shkuar në Europë, me përqëndrim dhe dëshirë duke pasur parasysh edhe kundërshtarin. Duhet një vlerësim special, për të dhënë maksimumin dhe për të kaluar turin.

Mendoj se do të kemi dy apo tre mungesa, se janë ndeshjet afër njëra-tjetrës por janë gjëra normale. Shpresojmë deri nesër të rikuperojmë edhe ndonjë lojtar. Sofranac nuk do të jetë për këto dy ndeshje, do të donim ta kishim, por do të mundohemi me ata që kemi në dispozicion që të mos ndihet mungesa.

Janë dy ndeshje derbi që nuk mund t’i ndajmë, si me Partizanin që ishim të motivuar dhe bëmë mirë, të njëjtën gjë duam edhe nesër ndaj Tiranës", tha Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat