Ballkani, skuadra e radhës që pajiset me katapulta nga FFK

Futboll

Ballkani, skuadra e radhës që pajiset me katapulta nga FFK

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 17:42
Ballkani, skuadra e radhës që pajiset me katapulta nga FFK

Federata e Futbollit të Kosovës ka filluar shpërndarjen e katapultave.

Skuadra e Dritës u pajis gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot e kishte radhën Ballkani.

“Sot gjatë stërvitjes kishim për vizitë presidentin e FFK-së Agim Ademin me ç’rastë u bë dhe dorëzimi i pakos së katapultave. Ademi u shpreh se ky projekt do t’i ndihmoj trajnerët në punën e tyre dhe në rritjen e punës profesionale”, thuhet në njoftimin nga Ballkani.

Katapultat janë të prodhuara nga kompania e njohur “Fitogether”, që është e licencuar nga FIFA, projekt ky mjaft i kushtueshëm por të cilin FFK ka nisur ta implementojë me qëllim të përkrahjes së klubeve dhe përfshirjes së tyre në procesin e digjitalizimit.

Ky projekt do t’i ndihmojë trajnerët e klubeve në punën e tyre të përditshme dhe në rritjen e punës profesionale të ekipeve, ngase kjo paisje GPS i vendoset futbollistit nën fanellë dhe më pas nëpërmjet souftuerit përcjellet çdo lëvizje e tij dhe puna që ai bën gjatë stërvitjes apo ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat