Nuk luan nga shtatori

Futboll

Nuk luan nga shtatori

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 20:17
Nuk luan nga shtatori

Nuk luan me Real-in që nga fillimi i shtatorit për shkak të një problemi në gju, megjithatë Bale mund të jetë në dispozicion për ndeshje e ardhshme të Uellsit.

Siç ka shpjeguar trajneri i kombëtares, Robert Page, sulmuesi ka ndërmend të arrijë 100 ndeshjet me fanellën e Uellsit këtë muaj.

“Di që po stërvitet mirë dhe rikuperimi i tij po ecën mirë. Kam folur të shtunën me të dhe pret me padurim të luajë ndeshjet dhe të arrijë ndeshjen numër 100 me Uellsin”, ka thënë Page për BBC Sports.

“Real mund të kundërshtojë? Nuk besoj. Ka një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin dhe stafin mjekësor dhe nëse ai ndihet mirë nuk ka arsye për të mos e lejuar të luajë me ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat