​Këto janë dy skuadra e parë që sigurojnë fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Futboll

​Këto janë dy skuadra e parë që sigurojnë fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Janë dy skuadra që tashmë edhe pse kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar, e kanë siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

E para është skuadra e madhe gjermane Bayern Munich ajo që e ka mposhtur Benfikën me rezultat të thellë 5-2 duke marr kështu 12 pikë nga katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani, përcjellë KosovaPress.

“Bavarezët” e kryesojnë grupin E me 12 pikë dhe janë të ndjekur nga Barcelona me gjashtë pikë, kurse vendi i tretë mbahet nga Benfika me katër pikë.

Skuadra tjetër që e ka siguruar fazën tjetër të Ligës së Kampionëve vjen nga grupi H dhe ajo është Juventusi që e kryeson grupin me 12 pikë pas fitores me rezultat 4-2 ndaj Malmos.

“Zonja e Vjetër” pasohet nga Chelsea me nëntë pikë dhe pastaj vjen Zeniti me tri pikë dhe Malmo që mbetet pa pikë edhe pas katër ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat