Dybala homazh legjendës së Juves

Futboll

Dybala homazh legjendës së Juves

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 11:11
Dybala homazh legjendës së Juves

Paulo Dybala realizoi golin që zhbllokoi sfidën në fitoren 4-2 të Juventusit ndaj Zenitit të Shën Pjetërburgut. Asgjë e pazakontë, detyra e një sulmuesi, si argjentinasi, është të shtyjë topin në rrjetë.

Por ka diçka të veçantë tek ky finalizim: për “Joya”-n ishte goli numër 105 me fanellën e Juventusit, që do të thotë se ka thyer rekordin e një legjendë të bardhezinjve, sikurse konsiderohet Michel Platini, që ishte pjesë e “Zonjës së Vjetër” në vitet 1982-1987.

Platini gjatë përvojës së tij në Torino realizoi 104 gola në të gjitha garat.  

Mënyra e festimit të Dybalas, i shtrirë në fushë me kokën mbështetur në krah, ishte homazh për “Mbretin” Michel, pasi kështu e ka festuar edhe francezi një gol të bukur të shënuar në Kupën Interkontinentale, më 8 dhjetor 1985, kundër Argentinos Juniors, që për fat iu anulua.

 “Festimi është sigurisht homazh për Platininë, ai është idhulli im, për futbollin dhe atë që ka bërë brenda fushës sidomos këtu, tek Juvja,” – do të shprehej Dybala pas ndeshjes. – “Doja ta bëja kur e arrita rekordin e tij në ndeshjen me Interin, por nuk ishte momenti. Shpresoj që ai ta shohë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat