Alarm për derbin

Futboll

Alarm për derbin

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 12:42
Alarm për derbin

Dëmtimet janë kthyer në një mallkim për Milanin. Teksa Mesias dhe Florenci kalojnë ditët e fundit në infermieri, nuk dihet ende kur do të rikthehet Ante Rebiç që vijon të vuajë një dëmtim misterioz në kavilje.

Nuk ka diagnoza dhe afate për kroatin, por në prag tëderbit, kuqezinjve u shtohet edhe një tjetër telash.

Ndaj Interit do të mungojë për shkak kartonësh Teo Hernandez, por ndoshta edhe zëvendësuesi i tij. Balo-Ture ka qenë mungesa që ka rënë në sy në stërvitjen e djeshme të Milanit dhe sot me gjasë as do të grumbullohet.

Problem i madh ky për Piolin që nuk ka asnjë mëngjarash që mund të luajë në prapavijë. Kjo mund të sjellë përdorimin, në rast nevoje, tëKalulusë që sivjet është aktivizuar dy herë në atë korsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat