Refuzon milionat e sheikëve

Futboll

Refuzon milionat e sheikëve

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 13:14
Refuzon milionat e sheikëve

Unay Emery ka qenë në presion të madh në 24 orët e fundit. Mediat angleze e kishin zyrtarizuar kalimin e tij te Newcastle duke thënë se të ejtën ai do të drejtojë skuadrën angleze në stërvitje, dhe të shtunën do të jetë trajner i saj në ndeshjen ndaj Brighton.

Por, pas fitores së Villareal mbrëmë ndaj Young Boys, trajneri spanjoll ka telefonuar pronarin e Villareal, Fernando Roig duke i konfirmuar qëndrimin në La Liga.

Emery ka refuzuar një mega-ofetë nga sheikët e Newcastle duke vendosur të qëndrojë tek Villareal.

Skuadra e tij është lidere në grupin e Champions League dhe se Emery nuk ka preferuar të lë për asnjë pagë skuadrën e tij për të drejtuar një skuadër tjetër që është e parafundit në ligë dhe ka synim vetëm mbijetesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat