Reali piketon “xhevahirin” e Fulhamit

Futboll

Reali piketon “xhevahirin” e Fulhamit

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 13:22
Reali piketon “xhevahirin” e Fulhamit

Real Madrid është vënë në lëvizje për të përforcuar  skuadrën dhe bëhet fjalë për një tjetër talent premtues për të ardhmen. Rasti i Camavingas është i freskët, ndërsa në horizont është Fabio Carvalho, 19-vjeçari mesfushor me tipare sulmuese i Fulhamit, në Angli.

Carvalho është një nga sensacionet më të mëdha të futbollit anglez, ai po shkëlqen në Championship dhe, ndonse është kthyer nga një dëmtim, është një nga shpresat e mëdha të Fulhamit për t’u rikthyer në Premier League.

Lojtari i lindur në Portugali, por i aktivizuar në grupmoshat e Anglisë, ka refuzuar rinovimin me klubin anglez, duke i ndezur dritën jeshile klubit madrilen, i cili është i gatshëm të investojë për shërbimet e tij.

Sipas “The Sun”, Reali është shumë i interesuar për shërbimet e tij dhe prej kohësh po e vëzhgon dhe madje dhe ndalesa e 19-vjeçarit për shkak të dëmtimit nuk ka krijuar asnjë luhatje në dëshirën e spanjollve.

Në fakt, ka disa klube që janë në gjurmët e Carvalhos, por “Los Blancos” kanë avancuar në bisedime, pasi kontrata e lojtarit me klubin anglez përfundon në verën e vitit 2022, kështu që Fulhami do të ishte i detyruar të pranonte një ofertë në merkaton e dimrit, për të mos e humbur këtë “xhevahir” me parametër zero gjatë verës. 

Carvalho shënoi tre gola dhe asistoi një herë në startin e kampionatit anglez, ndonëse një dëmtim në këmbë e mbajti jashtë fushës.

Të shtunën e kaluar ai u rikthye në triumfin e Fulhamit ndaj West Brom me rezultatin 3-0 dhe, ndonëse u fut në fushë në momentet e fundit, synimi i londinezëve është që portugezi të futet pak në ritëm dhe të marrë vëmendjen para hapjes së merkatos së dimrit, më synim rritjen e çmimit të kartonit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat