Mourinho paralajmëron

Futboll

Mourinho paralajmëron

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 14:36
Mourinho paralajmëron

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, i ka porositur pronarët e Romës që të hapin arkat dhe të investojnë në afatin kalimtar dimëror.

Portugezi ka njoftuar pronarët se me skuadrën që ka aktualisht, nuk garanton njërën nga pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Mourinho ka thënë se asnjëri nga lojtarët që ka në bankën rezervë nuk ka cilësi të mjaftueshme dhe se i duhet një bankë e cila sfidon 11-shen e parë.

Rui Patricio, Abraham dhe Shomudorov janë tre lojtarët e vetëm më të cilët trajneri është i kënaqur deri më tani.

Mou ka listën gati dhe është hedhur në sulm që tani për përforcime. Ceballos , Zakaria, Pedersen dhe Nacho janë objektivat kryesore për forcimin e mesfushës dhe mbrojtjes.

Luftus-Check dhe Winks janë poashtu dëshira të portugezit. Në mbrojtje po monitorohet edhe Rudiger i Chelseat, ngase është në fund të kontratës me skuadrën londineze.

Është pothuajse i sigurt largimi i shqiptarit Marash Kumbulla, pasi që Mourinho është i zhgënjyer me paraqitjet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat