Bosz ka disa fjalë për Xherdan Shaqirin

Futboll

Bosz ka disa fjalë për Xherdan Shaqirin

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:25
Bosz ka disa fjalë për Xherdan Shaqirin

Trajneri i Lyonit, Peter Bosz në konferencë për shtyp ka folur për situatën e sulmuesit, Xherdan Shaqiri.

Shqiptari kaloi në verë të gjiganti francez te Lyon nga Liverpool, në mënyrë që të fitojë minutazhë më të madhe.

Bosz theksoi se pret shumë më shumë nga Shaqiri, por beson se arsyeja pse nuk është në formën më të mirë është sepse nuk ka pasur para përgatitje.

“Shaqiri mund të bëjë më mirë, po. Ai nuk ka pasur përgatitje reale. Është lojtar inteligjent me teknikë të pabesueshme”.

“Në rast që skuadra vazhdon dhe ai luan në pozita më të vogla, do ishte shumë më mirë”, deklaroi trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat