Allegri: Unë jam trajner, jo qen roje!

Futboll

Allegri: Unë jam trajner, jo qen roje!

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 18:25
Allegri: Unë jam trajner, jo qen roje!

Juventus kualifikohet në raundin e dytë të Champions League me dy ndeshje më pak në mbyllje të grupit dhe do të luajë për vendin e parë në grupin H në Chelsea. Bardhezinjte luajtën një ndeshje të shkëlqyer ndaj Zenit, fituan 4-2 por Massimiliano Allegri nuk është plotësisht i kënaqur me golin e pësuar në fund dhe në mikrofonat e Mediaset u shpreh kështu:

“Nuk kisha dyshime të mëdha. Edhe kundër Sassuolos luajtem mirë. Pas 10 minutave të para në Verona pati një reagim të mirë. Skuadra ishte teknikisht e mirë, dha intensitet. Por 5 minutat e fundit janë emblema e skuadrës: pesuam gola për mungesë vëmendjeje”.

Trajneri i Juventus-it vuri në dukje pikërisht mosvëmendjen e fundit dhe nënvizoi qëndrimin e djemve të tij në minutat e fundit: “Është çështje menaxheriale. Shkoni në kundërsulm, provoni të shënoni golin e pestë, por nuk rrezikoni të pësoni gol. Ishte në ajër. Ne kishim rrezikuar për një kohë të gjatë, duhej të mbanim topin.”

Në lidhje me vendimin për t’u grumbulluar pas humbjes ndaj Veronës, trajneri i Livornos tha: “Unë jam trajner, jo qen roje! Ne shkuam të grumbullohemi dje në mëngjes, bëmë një seancë të mirë stërvitore. Në mëngjes kemi pushim, stervitja të enjten. Kemi shpenzuar shumë, pastaj do të kemi dy ditë për t’u përgatitur mirë për ndeshjen kundër Fiorentinës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat