Shehi: Na ka dëmtuar euforia

Futboll

Shehi: Na ka dëmtuar euforia

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 19:33
Shehi: Na ka dëmtuar euforia

Tirana pësoi humbjen e parë këtë sezon duke u mundur pastër 2-0 nga Dinamo në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh:

Na ka dëmtuar euforia, luajtëm vetëm 45 minuta futboll, ishim akoma në Shkodër në pjesën e parë. Megjithatë kishim shumë pak kohë, tentuam në pjesën e dytë me të gjitha forcat, por nuk ja arritëm, por shohim në ndeshjen e kthimit”.

”Kjo është pjesë e euforisë, kur nuk je 100% nuk ke çfarë jep. Megjithatë kemi luajtur vetëm 45 minutat e para”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat