Varane nuk do të mund të luajë për rreth katër javë për shkak të lëndimit

Futboll

Varane nuk do të mund të luajë për rreth katër javë për shkak të lëndimit

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 20:17
Raphael Varane

Qendërmbrojtësi i Manchester United, Raphael Varane, mund të mungojë në tre ose katër javët e ardhshme për shkak të një dëmtimi të ri.

Varane sapo u kthye në fushë nga një problem i mëparshëm në ijë, gjë që bëri të humb ndeshjet kundër Leicester, Atalantas dhe Liverpoolit.

Francezi luajti vetëm 38 minuta në barazimin e United me Atalantan të martën mbrëma, shkruan 90Min.

Mungesa e tij pritet të jetë tre ose katër javë, që do të thotë se Ole Gunnar Solskjaer mund të jetë pa mbrojtësin e tij më të mirë deri në fillim të dhjetorit.

Varane do të humbasë pesë ndeshje në të gjitha garat – kundër Manchester Cityt, Watfordit, Villarrealit, Chelseat dhe Arsenalit.

28-vjeçari gjithashtu nuk do të paraqitet në kualifikimet e Francës për Kupën e Botës kundër Kazakistanit dhe Finlandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat