Flet Xavi: Kalimi im te Barça duhet të ndodhë

Futboll

Flet Xavi: Kalimi im te Barça duhet të ndodhë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 23:44
Xavi Hernandez

Trajneri i Al-Sadd, Xavi Hernandez i ka kërkuar klubit të tij aktual që ta lejojë atë të largohet dhe të marrë drejtimin e Barcelonës.

Drejtuesit e Barcelonës ishin në Doha të mërkurën për t'u takuar me zyrtarët e Al-Sadd për Xavin, i cili është identifikuar si zgjedhja kryesore e Barçës për të marrë drejtimin e klubit pas shkarkimit të Ronald Koeman.

Ndërsa Al-Saddi lëshoi një deklaratë ku thonin se ata synonin të mbanin Xavi, 41-vjeçari tani ka shprehur dëshirën e tij për të shkuar “në shtëpi" në klubin ku luajti si lojtar për 17 sezone.

“Kam folur me Barçën këto ditë, është e vërtetë”, tha Xavi pasi Al-Sadd barazoi me Al-Duhail me rezultat 3-3 në Stars League të mërkurën. “Por tani varet nga bisedat mes klubeve, ata duhet të arrijnë një marrëveshje. Barça po vjen për të biseduar këtu, ne të gjithë jemi të etur dhe të emocionuar rreth kësaj mundësie. Do të shohim nëse do të përfundojë siç duhet”, vazhdoi më tutje spanjolli.

"Unë me të vërtetë dua të shkoj në shtëpi. Shpresoj që kjo të ndodhë. Unë kam një kontratë dhe tani klubet duhet të negociojnë rreth saj. Ata tashmë e dinë pozicionin tim."

Pas ndeshjes të së mërkurës, Xavi u pa që po shtrëngonte duart me të gjithë lojtarët e tij dhe gjyqtarët, në atë që mund të shihej si një lamtumirë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat