Inter në detajet e fundit për rinovimin e mesfushorit

Futboll

Inter në detajet e fundit për rinovimin e mesfushorit

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 08:41
Nicolo Barella

Pas ndeshjes së djeshme, Inter ka përgatitur kontratën për italianin Nicolo Barella.

24-vjeçari është lojtari më me rëndësi në ekipin zikaltër dhe drejtuesit e klubit nuk duan të humbin më kohë për rinovimin e tij. Sipas gazetarit të famshëm italian, Fabrizio Romano, është e konfirmuar që Barella ka pranuar rinovimin e kontratës.

Për mesfushorin do të ketë një kontratë 5 vjeçare ku do të përfitojë 5 milion euro në sezon. Në orët në vazhdim do të konfirmohet nga klubi zyrtarisht.

Ndërsa për kroatin Brozoviç nuk ka ende diçka konkrete. Kur është pyetur ai është përgjigjur se do të shohim se çfarë do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat