Habit trajneri i Leipzigut, gjyqtari donte...

Futboll

Habit trajneri i Leipzigut, gjyqtari donte...

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 11:43
Habit trajneri i Leipzigut, gjyqtari donte...

Trajneri i RB Leipzig, Jesse Marsch, e ka akuzuar gjyqtarin Andreas Ekberg se dëshironte autograf nga ylli i Paris Staint-Germain, Neymar, pas barazimit 2:2 mes dy ekipeve të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Marsch u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë të ndeshjes, për shkak të protestave të zhurmshme ndaj vendimeve të Ekbergut.

Leipzig kaloi në epërsi herët në ndeshje, para se PSG-ja të reagonte me dy gola nga Gini Ëijnaldum. Por Dominik Szoboszlai shënoi nga penalltia në kohën shtesë për t’ia siguruar një pikë ekipit gjerman.

Duke folur pas ndeshjes, Marsch tha: “E kam një përshtypje se gjyqtarët vendosin në favor të ekipeve të mëdha në vend të të voglave”.

“Është e vështirë ta fitosh respektin e gjyqtarëve. U duk sikur gjyqtari dëshironte autograf nga Neymari”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat