Klubi katalanas ende e sheh Coutinhon si zëvendësues

Futboll

Klubi katalanas ende e sheh Coutinhon si zëvendësues

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 11:46
Klubi katalanas ende e sheh Coutinhon si zëvendësues

Pronarët e rinj arab të Newcastle United raportohet se janë dukë planifikuar që të fillojnë me investime seriozë në klub duke filluar që nga merkatoja e janarit.

Deri më tani janë përmendur disa emra që shihen se alternativa të mundshme për t’u bërë pjesë e skuadrës angleze.

Njëri prej tyre është edhe braziliani Philippe Coutinho për të cilin gazeta spanjolle “Sport” raporton se Barcelona është e gatshme që ta shes për shkak se ai nuk ka arritur që t’i përmbush pritjet e klubit.

Klubi katalanas ende e sheh Coutinhon si zëvendësues dhe, duke pasur parasysh pagën e tij të lartë, ata besojnë se ai nuk po e justifikon qëndrimin në këtë klub.

Dhe kështu Barça planifikon ta ofrojë atë te Newcastle në janar dhe do të ishte e gatshme të pranonte një huazim me opsionin e blerjes në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat