Tirana me mendje të Dinamo

Futboll

Tirana me mendje të Dinamo

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 11:58
Tirana me mendje të Dinamo

Pas ndeshjes së djeshme në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, Tirana dhe Dinamo do të përballen sërish pas dy ditësh në derbin e kryeqytetit kësaj radhe për javën e tetë të Kategorisë Superiore.

Ky takim do të zhvillohet të shtunën në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania”, dhe klubi bardheblu si skuadër pritëse ka publikuar me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” çmimet e biletave, të cilat variojnë nga 500 deri në 5000 lekë të reja.

Në tribunën pas porte një biletë kushton 500 lekë.

Në tribunën përballë, bileta kushton 1000 dhe 1500 lekë. Në tribunën VIP, bileta kushton 3000 lekë dhe 5000 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat