Seedorf: Kessie, mendo shumë herë përpara se të largohesh nga Milani

Futboll

Seedorf: Kessie, mendo shumë herë përpara se të largohesh nga Milani

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 11:59
Seedorf: Kessie, mendo shumë herë përpara se të largohesh nga Milani

Clarence Seedorf, ish-futbollisti i “kuqezinjve” dhe opinionisti aktual, u shpreh për “Amazon Prime Video” reth rinovimit të Frenk Kessie, që ende nuk po vjen dhe rrezikon të mos vijë kurrë…

“Shumë e nënvlerësojnë vendin ku janë për ndonje milion euro me shume shumë. Duhet te besh zgjedhjen e lidhur me karrierën, paratë do të vijnë me kalimin e kohës.

Duhet ta mendosh shumë herë përpara se të largohesh nga Milani. Unë shoh Milanin në rritje, jam shumë i lumtur që shoh një pikë referimi si Maldini për t’i bërë të gjithë të rriten me mentaliteti i duhur. Kesi, e kupton se ku është dhe ai duhet te vendose në bazë të karrierës dhe jo të parave,” tha mes tjerash Seedorf.

Për këtë çështje ka folur edhe drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini.

“Kemi folur për këtë për një kohë të gjatë, do të ketë një mundësi për t’u takuar për herën e fundit me agjentin e tij dhe do të vendosim në qetësi. Por nuk është në rendin e ditës: tani kemi ndeshje të rëndësishme.

E kuptojmë çështjen e parave por ky nuk është rasti i Frank-ut, ne jemi në Ligën e Kampioënëve edhe falë Donaruma-s dhe Çalhanoglu-s, që treguan profesionalizëm të madh deri në fund,” tha mes tjerash Maldini.

Milani pas barazimit me Porton në Ligën e Kampionëve, tani koncetrohet për derbin e madh të Milanos, kundër Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat