Lëndohet

Futboll

Lëndohet

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 16:00
Lëndohet

Ousmane Dembele është lënduar sërish, pak ditë pasi u rikthye në fushë për herë të parë këtë sezon nga një lëndim katërmujor.

Mund të jetë e pabesueshme, por është e vërtetë. Fati i keq po e ndjek Dembelen. Sulmuesi francez u rikthye në fushë të martën kundër Dinamo Kiev në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, por ai është lënduar përsëri.

Barcelona njoftoi se Dembele e ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë.

Ai do të mungojë kundër Celta Vigos në La Liga këtë fundjavë dhe do të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.

Paraqitja e shkurtër kundër Kievit ishte e para për Dembelen këtë sezon, pasi ai mungoi katër muaj shkaku i një lëndimi në gju që e kishte pësuar në qershor në një ndeshje të Francës kundër Hungarisë.

Ai u operua dhe u rikthye të martën. Dy ditë më vonë, Barça njoftoi se ai e ka pësuar një lëndim të ri.

Që prej se iu bashkua Barcelonës, përveç lëndimeve muskulore, ai pësoi edhe lëndim të tjera si në gju, ije, kofshe dhe nyje.

Ai u detyrua të operohej tri herë gjatë kësaj kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat