Tottenham mezi fiton në ndeshjen me tre lojtarë të ‘skuqur’

Futboll

Tottenham mezi fiton në ndeshjen me tre lojtarë të ‘skuqur’

Nga: K.G. Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 22:53
Tottenham mezi fiton në ndeshjen me tre lojtarë të ‘skuqur’

Tottenham me mund të madh e mposhti me rezultat 3:2 ekipin holandez, Vitesse. 

Një fitore me mund të madh por shumë me rëndësi, për faktin se iu shton gjasat për kualifikim.

Futbollisti Romero në minutën e 59-të ndëshkohet me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë, duke lënë me një lojtar me pak Tottenhamin.

Edhe Vitesse mbetet pa dy lojtarë në fushë, Doekhi përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë dhe Schubert direkt me karton të kuq.

Për Tottenhamin shënuan Son Heung -Min (15'), Lucas (22') e Rasmussen (28'-autogol) dhe për Vitessen realizuan Rasmussen (32') e Bero (39').

Tottenham renditet në vend të dytë me 7 pikë, duke lënë pas Vitessen me 6 sosh pas 4 xhirove në kuadër të Grupit G të Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat