Bodo/Glimt, një ekip që sërish e la pa frymë Romën dhe Mourinhon 

Futboll

Bodo/Glimt, një ekip që sërish e la pa frymë Romën dhe Mourinhon 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 22:57
Bodo/Glimt, një ekip që sërish e la pa frymë Romën dhe Mourinhon 

Bodo/Glimt, një ekip simpatike nga Norvegjia, një “mace e zezë”  për Romën e trajnerit Jose Mourinho. 

Bodo/Glimt kur fitoi me rezultat 6:1 ndaj Romës pikërisht me 21 tetor, çuditi botën e futbollit, por edhe sonte iu doli dardhë me bisht! 

Ekipi norvegjez, është shndërruar në një rival i tmerrshëm, e cila barazoi (2:2) me Romën në “Olympico”.

El Shaarawy në minutën e 54-të e Ibanez (84’) shënuan për Romën dhe Solbakken (45+1') e Botheim (65') për Bodo/Glimt.

Bodo kryeson me 8 pikë pas 4 xhirove në Grupin C të Conference League, pasojnë Roma me 7, Zorya 6 e CSKA nga Sofja me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat