Rikthehen në aksion top pesë ligat evropiane, këto ndeshje luhen sonte

Futboll

Rikthehen në aksion top pesë ligat evropiane, këto ndeshje luhen sonte

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Pas ndeshjeve në kompeticionet evropiane tani do kthehen në aksion kampionatet elitare.

Pesë ligat kryesore evropiane sonte rikthehen në aksione ku në secilën prej tyre luhet nga një ndeshje.

Sfida e parë është ajo mes Mainz dhe Borussia Monchengladbach në Bundesligën gjermane nga ora 20:30.

Në Itali, takohen Empoli dhe Genoa në duelin që hap xhiron e 12-të nga ora 20:45.

Southamptoni e pret në shtëpi Aston Villën nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së 11-të në Premier Ligë.

Xhiroja e radhës në Ligue 1 starton me duelin Lens-Troyes nga ora 21:00.

Ndërsa në Spanjë, Athletic Bilbao ballafaqohet me Cadizin në ora 21:00. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat