Dyshimet për mesfushën kundër Anglisë

Futboll

Dyshimet për mesfushën kundër Anglisë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 11:20
Dyshimet për mesfushën kundër Anglisë

Trajneri Reja po mëson njoftime pozitive nga kampionatet në Europë sa i përket lojtarëve shqiptarë, para ndeshjeve që do të zhvillojë kundër Anglisë dhe Andorrës. Armando Broja ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe do të jetë gati për ndeshjen e sotme ndaj Aston Vilës, ndërsa edhe Berat Gjimshiti është kthyer në fushën e blertë.

Mbrojtësi shqiptar zhvilloi 45 minuta kundër Manchester United dhe ishte në formë të jashtëzakonshme.

Por tekniku i Shqipërisë mbetet në pritje të përgjigjes për dy mesfushorët e pazëvendësueshëm te Kombëtarja, Amir Abrashi dhe Klaus Gjasula.

Amir Abrashi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Grashopërs dhe po vuan ende dëmtimin e tij. Nga krahu tjetër edhe Klaus Gjasula, që pas daljes pozitiv me Koronavirus para ndeshjes me Poloninë, nuk është kthyer ende te Darmstad.

Në ditën e dielë pritet që të bëhet publike lista dhe vëmendje të veçantë do të ketë përfshirja e këtyre lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat