Bushi: Ka optimizëm në ekip para ndeshjes me Kosovën

Futboll

Bushi: Ka optimizëm në ekip para ndeshjes me Kosovën

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 12:41
Bushi: Ka optimizëm në ekip para ndeshjes me Kosovën

Ditën e sotme, Kombëtarja e Shpresave ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për dy sfidat që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Sllovenisë dhe Kosovës.

Në konferencën për shtyp, trajneri Alban Bushi u shpreh:

‘’Në qoftë se do të kemi grupin, do të bëjmë shumë mirë. Unë kam shumë besim se do të bëjmë mirë, pasi grupin e kemi të plotë. Fillimi i mirë është gjysma e punës, dhe me Andorrën përveç fitore ishte kundërshtar i fortë. Ka mundur Turqinë, ka marrë barazim me Anglinë, janë 11 veta kundër 11 veta.

Ne jemi Shqipëria, kemi hallet tona. Është për tu vlerësuar 3 pikëshi me Andorrën. Ka një optimizëm në ekip, ne jemi shqiptar dhe duhet të qëndrojmë aty ku jemi, të japim 100%.

Kam besim që 4-5 lojtarë do të jenë patjetër në Kombëtaren A, e kanë potencialin. Ne i kemi dhënë mundësinë të gjithë të luajnë nga kampionati shqiptar.

Kanë bërë mirë. Në kampionatin shqiptar do të marr edhe më shumë lojtarë, pasi 10-12 lojtarë që janë thirrur luajnë në ekip të parë dhe është e vështirë. Mendoj që do të bëjnë mirë’’, tha Bushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat