Isak kërkohet nga shumë klube

Futboll

Isak kërkohet nga shumë klube

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 12:43
Isak kërkohet nga shumë klube

Alexander Isak është një ndër sulmuesit më të kërkuar në merkato. Futbollisti i Real Sociedadit synohet nga disa klube të mëdha, sidomos nga Premier League. 22-vjeçari në një prononcim të fundit e pranon se dëshiron që një ditë të luajë në kampionatin elitar anglez.

“Jam në një kampionat cilësor, ndihem shumë i lumtur, por një ditë do të ishte mirë të luaja edhe në Angli.

Premier League ka gjashtë ose shtatë nga klubet më të mëdha në botë, është një nivel shumë i lartë dhe sigurisht që një ditë do të ishte një alternativë për mua. Çdo lojtar dëshiron të arrijë nivelin më të lartë të mundshëm”, – pranoi suedezi për “The Independent”.

“Njerëzit do të numërojnë gjithmonë golat. Sigurisht që dua të shënoj dhe të jem sulmues modern. Më pëlqen të luaj futboll dhe kjo do të thotë të përfshihem sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse Spanja më ka bërë shumë mirë.”

Sulmuesi 22-vjeçar suedez ka qenë gjithashtu në orbitën e Realit të Madridit dhe Barcelonën. Gjatë sezoni aktual suedezi ka shënuar 5 gola për Real Sociedadin, 3 në LaLiga dhe 2 në Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat