Allegri: Skuadra e dytë është një burim i rëndësishëm për ne

Futboll

Allegri: Skuadra e dytë është një burim i rëndësishëm për ne

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 13:07
Allegri: Skuadra e dytë është një burim i rëndësishëm për ne

Pas fitores bindëse ndaj Zenit në Ligën e Kampionëve, tani bardhezinjtë e Massimiliano Allegrit dëshirojnë t’iu rikthehen sukseseve në kampionat, ku kanë grumbulluar vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit.

Fiorentina mbërrin në “Allianz Stadium”, një kundërshtar që trajneri Allegri nuk ka ndërmend ta nënvlerësojë: “Pothuajse të gjithë do të jenë në dispozicion, përveç Kean dhe De Sciglio.

Fiorentina ka tri pikë më shumë se ne, ka lojtarë teknikë, përfiton nga të gjithë.

Kundërshtari ka një trajner shumë të mirë. Ne kemi nevojë për një lojë të pastër teknikisht dhe të sigurt në mbrojtje. Duhet t’i mbajmë këmbët në tokë, pas fitores me Zenit. Duhet të pësojmë më pak gola, sepse jemi shumë të lehtë prapa. Dy humbjet e fundit në kampionat? Të ulim kokën, të punojmë në heshtje”.

Pastaj, disa fjalë për thirrjen e Soulé nga kombëtarja argjentinase:

“Jam i lumtur për të, por le ta lëmë të punojë dhe të rritet me qetësi. Ai është shumë i ri. Skuadra e dytë është një burim i rëndësishëm për ne, sepse i lejon lojtarët të fitojnë eksperiencë në Serie C.

Para se të vlerësojnë nëse do të përfshihen në ekipin e parë, apo në Serie A, ata duhet të luajnë edhe në Serie B. Kjo është e rëndësishme dhe duhet të luajnë shumë ndeshje. Për fat të keq, kjo është një destinacion që nuk bëhet shpesh dhe ekziston rreziku që lojtarët të humbasin gjatë rrugës”.

Lidhur me gjendjen e skuadrës, trajneri shtoi:

“Bonucci po ecën mjaft mirë. Faza e mbrojtjes është e rëndësishme dhe duhet të bëhet nga të gjithë, edhe nga lojtarët sulmues, përndryshe do të kemi probleme. Cuadrado po ecën mirë, vitet e fundit ka bërë gjëra të shkëlqyera, ka luajtur shumë. Nesër do të vlerësojmë se kush do të luajë përpara. Locatelli dhe McKennie janë rritur shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat