Çmenduria kroate për Kujtim Shalën dhe si e la Kuzhe pa fjalë për Zvonimir Bobanin!

Futboll

Çmenduria kroate për Kujtim Shalën dhe si e la Kuzhe pa fjalë për Zvonimir Bobanin!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 13:32
Çmenduria kroate për Kujtim Shalën dhe si e la Kuzhe pa fjalë për Zvonimir Bobanin!

Legjenda e futbollit, Kujtim Shala, është shumë i dashur për tifozët me të zjarrtë jo vetëm në rajon, “Bad Blue Boys”.

Kur përmendet emri i Kujtim Shalës në “Maksimir” të Zagrebit, “Bad Blue Boys”  që të gjithë çohen në këmbë dhe brohorasin: Shala, Shala, Shala... 

Të gjithë janë të gatshëm të vdesin për Shalën. Edhe mediat kroate e pranojnë një fakt të tillë dhe shkruajnë se Shala që nga viti 1989 ka përfituar zemrat e BBB-së së Dinamos së Zagrebit.

Image

Kujtim Shala tregon edhe një moment kur mbeti i habitur me trajnerin e asaj kohe, Josip Kuzhe, në lidhjen me Zvonimir Bobanin para ndeshjes me Hajdukun nga Spliti.    

"Një dashuri e veçantë është mes tifozëve “Bad Blue Boys”  dhe Kujtim Shalës, 57-vjeçar, i cili vetëm dy sezone e veshi fanellën me stemën e Dinamos dhe është një nga me të preferuarit e tifozerisë", shkruan "tportal".

Kjo është arsyeja pse ai ishte i lumtur që të dilte para tyre për të prekur atë ‘dashuri’. 

“Jam i lodhur nga futbolli, nuk është ajo që luanim dikur. Sepse ne luanim futboll nga dashuria, ishte një pasion. Në fillim, kur fillova karrierën, as që e mendoja se do të fitoja para me futboll. Ëndrra ime e vetme në atë moment ishte të luaja për ndonjë klub të madh, Dinamon, Hajdukun, Partizanin... Të shënoja një gol dhe ta festoja me tifozët. Ky ishte thelbi dhe sot futbolli është vetëm ‘gjueti’, pak nostalgjik, apo edhe më mirë, zhgënjyes” , - tha Kujtim Shala për mediumin kroat “tportal”.

Qasja ndaj futbollit ndihet më së miri nga tifozët, ndaj kjo është arsyeja pse keni arritur të përfitoni  “Bad Blue Boys? Sa për kujtesë, ju keni luajtur për Dinamon nga viti 1989 deri në vitin 1991, në kohën e shpërbërjes së shtetit të dikurshëm, ish Jugosllavia dhe ndonëse ishe kosovar, e pranove ftesën dhe keni luajtur edhe për kombëtaren e Kroacisë. Në një ndeshje historike më 17 tetor të vitit 1990, kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kam luajtur futboll me shumë pasion dhe dashuri. Sot lojtarët ndërrojnë klube çdo sezon, kështu që në çdo klub përqafojnë stemën, sot Dinamo, nesër dikush tjetër... Unë nuk mund ta bëja këtë. Kam luajtur në Prishtinë, pastaj një sezon te Partizani, por kudo që kam luajtur më vonë kam thënë se dashurinë më të madhe dhe të vetme e kam përjetuar nga ‘Bad Blue Boys’. Sepse mund t'i ‘largoni’ të gjithë, por jo tifozët. Ata e ndjejnë atë kur një lojtar është 100 km në orë', tregon Shala.

I keni përfituar BBB qysh në ndeshjen tuaj të parë, duke shënuar një gol kundër Hajdukut?

“Me këtë, më duhet të pranoj se nuk e prisja fare të luaja atë lojë. Sapo kisha kryer shërbimin ushtarak, sepse e hoqa uniformën të premten. Trajneri Josip Kuzhe më thotë - 'Po filloni'. E pyes: "Pra, çfarë do të thuash, shef?" Dhe më pas më dha fanellën me numrin 10-të, që ishte e Bobanit.  

Më pas Kuzhe më thotë, 'Bobani do të jetë në pankinë'. Dhe mendoj me vete, pra, ku saktësisht në një lojë të tillë, unë si debutues në vend të Bobanit? Por e dija se do të vdisja në fushë. Më doli më së miri sepse shënova gol dhe më pas shkova të festoja me ‘Bad Blue Boys’ . (shënova në jug e shkova në veri të festoja).

Sinqerisht, nuk më kujtohet nëse dikush para meje e ka bërë këtë, ndoshta vetëm Zvone, dhe një herë mendoj Shuker, por kjo u bë normale për mua", ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat