Berisha golin më të bukur të javës, Strakosha pritjen

Futboll

Berisha golin më të bukur të javës, Strakosha pritjen

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 19:09
Strakosha

UEFA ftoi përmes rrjeteve sociale që tifozët të votonin për golin më të bukur të ndeshjeve të katërta të fazës në grupe të Europa League.

Në listë ishin katër gola, ky dy ishin shqiptarë. Goli i Myrto Uzunit për Ferencvarosh në humbjen 2-3 ndaj Celtic dhe goli i Mërgim Berishës në fitoren 0-3 të Fenerbahces ndaj Antwerpen ishin në listë bashkë me golat e Sofiane Feghouli të Galatasaray dhe Said Benrahma të West Ham shënuar përkatësisht ndaj Lokomotiv Moscow dhe Genk.

Në fund të votimit, goli më i bukur i ndeshjeve të katërta të fazës së grupeve të Europa League shpallet gjysmëbiçikleta e Mërgim Berishës në ndeshjen mes Antwerpen dhe Fenerbahces.

Ndërkohë, Thomas Strakosha është përfshirë në listën e pesë pritjeve më të mira të këtyre ndeshjeve, së bashku me Lukas Hradecky te Leverkusen, Fernando Muslera të Galatasaray, Kevin Trapp të Frankfurt dhe Cezary Miszta të Legias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat