Ekipi anglez bën ofertë për Ter Stegen

Futboll

Ekipi anglez bën ofertë për Ter Stegen

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 23:23
Marc-Andre ter Stegen.

Newcastle United është interesuar për portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.

The Sun raporton se Magpies e kanë bërë portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, objektivin e tyre numër një të transferimit.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, Newcastle ka bërë ofertë prej 55 milionë euro për portierin gjerman.

Reprezentuesi gjerman, 29 vjeç, aktualisht ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2025.

Ter Stegen është pjesë e Barcelonës prej vitit 2014, ndërsa paraprakisht kishte luajtur për Borussia Monchengladbach. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat