Milan - Inter, sfidë që pritet me emocione

Futboll

Milan - Inter, sfidë që pritet me emocione

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 11:20
Milan - Inter, sfidë që pritet me emocione

Nesër mes Milan-it dhe Inter-it do të zhvillohet derbi i 175-të në Seria A, I 87-ti me kuqezijntë vendas.

Gjithsej janë 67 fitore për Interin dhe 52 fitore për Milanin. Kuqezijntë kanë 28 fitore si mikëpritës ndërsa zikaltërit kanë 34 fitore sit ë tillë.

Këtë sezon ekipi I Piolit janë më favoritë duke parë epërsinë që kanë ndaj Inter-it. Nesër  Pioli ka mundësinë për të arritur gjashtë fitore radhazi duke u bërë tranjeri i parë i Milan-it që arrin këtë sukses që nga koha e Massimiliano Allegri.

Inzaghi bashkë me Interin mbeten shumë të rrezikshëm në derbi. Tekniku zikaltër ka në ekip 12 shënues të ndryshëm duke e bërë Interin të palexueshëm në zonën e golit.

Të dyja ekipet e Milanos janë sulmi më i mirë i Seria A që nga viti 2020 duke shënuar të dyja bashkë 155 gola në 70 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat