Janari vendimtar

Futboll

Janari vendimtar

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 11:24
Janari vendimtar

Merkato dimërore do të jetë vendimtare për dy lojtarët e Milanit, të cilët akoma nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën.

Kontratat më urgjente janë ato të Franck Kessie dhe Alessio Romagnoli.

Situata me kontratën e Kessie vijon të mbetet pezull, sepse menaxheri i afrikanin vazhdon takimet me skuadrën e Milanit por pa arritur të gjejë akordin me ta. Kuqezinjtë i ofrojnë lojtarit një pagë prej 7 milion euro në sezon, ndërsa kërkesa e lojtarit është 10 milion euro.

Në një situatë të tillë palët mund të ndajnë rrugët që në janar, sepse Milan nuk dëshiron të rrezikojë largimin e lojtarit me parametra zero në merkaton e verës dhe për këtë drejtuesit e klubit kërkojnë të përfitojnë nga një shitje e mundshme e Kessie në merkaton dimërore.

Gjuhën e përbashkët me Milan nuk po e gjen as kapiteni i skuadrës Alessio Romagnoli. Dëshira e palëve nuk mungon për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre, por ka një “ngërç”.

“Djajtë” i kërkojnë kapitenit të tyre një zbritje rroge, ku rroga aktuale që përfiton Romagnoli është 5 milion, ndërsa klubi kërkon ta ulë rrogën në 3.5 milion në sezon.

Edhe në këtë rast zgjidhja ideale do ishte shitja e tij në merkaton e janarit, me skuadra si Juventus dhe Barcelona që mund të paguajnë për të marrë shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat