Ndeshja pritet të jetë me shumë emocione

Futboll

Ndeshja pritet të jetë me shumë emocione

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 11:26
Ndeshja pritet të jetë me shumë emocione

Sot në mesditë në orën 13:30 do të luhet supersfida midis Manchester United dhe Manchester City.

Ndeshja pritet të jetë me shumë emocione dhe e ashpër në aspektin teknik dhe taktik nga të dyja ekipet. Solskjaer nuk dëshiron një hap fals sot duke humbur përsëri në shtëpi nga një ekip “big”, madje humbja do t’i kushtonte shumë.

Nga ana tjetër Guardiola vjen nga një humbje në Premier League në shtëpi me rezultatin 0-2 ndaj Crystal Palace. Spanjolli e ka harruar atë episode dhe është totalisht i fokusuar tek ndeshja e sotme.

Manchester United ndodhet në vendin e pestë me 17 pikë ndërsa Manchester City në vendin e tretë me 20 pikë.

Formacionet e mundshme

Manchester United: David de Gea; Eric Bailly, Victor Lindelof, Harry Maguire; Aaron Wan-Bissaka, Scott McTominay, Fred, Luke Shaw; Bruno Fernandes; Cristiano Ronaldo, Edinson Cavani.

Manchester City: Ederson; Kyle Walker, Ruben Dias, John Stones, Joao Cancelo; Bernardo Silva, Rodri, Kevin De Bruyne; Gabriel Jesus, Phil Foden, Jack Grealish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat