Daja: Nuk i shmangem përgjegjësive

Futboll

Daja: Nuk i shmangem përgjegjësive

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 11:28
Daja: Nuk i shmangem përgjegjësive

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për përballjen e nesërme në transfertë ndaj Kastriotit. Tekniku theksoi se ekipi ka luajtur mirë në kampionat duke dominuar kundërshtarët, por ka munguar vetëm rezultati.

Vështirësia për të qenë larg skuadrës si pasojë e pezullimit- “E vështirë se nuk e ndjen siç je në fushë, nuk përcjell mesazhet për lojtarët dhe trajneri duhet të jenë në pankinë jo në tribunë. Kemi një krizë rezultatesh dhe kjo është evidente se Partizani nuk është mësuar të ketë 7 pikë në 7 javë. Por, jemi ndeshur edhe me pretendentë për kampionatin dhe ekipet nuk na kanë dominuar. Ne kemi dominuar, por kemi gabuar. Kemi filluar edhe lojën në disavantazh dhe ne kemi edhe lojtarë të rinj që në këtë situatë, duke pasur parasysh edhe pritshmëritë rritet presioni.

Kastrioti- “Nuk ka diferenca të mëdha, Kastrioti vjen me moral të lartë se ka barazuar me kampionët në fuqi javën e fundit. Kanë dyluftime të forta dhe kjo e vështirëson transfertën në Kamëz, por presim kthesën dhe të japim më shumë se Kastrioti për të shkuar te fitorja e parë.

Ne jemi një ekip që agresivitetin e kërkojmë nëpërmjet ritmit të lojës, kryesisht tranzicionit. Lojtarët kanë bagazh të mirë teknik, me VAR janë ulur ndërhyrjet e rënda dhe ne duhet të shtojmë dozën e luftimit, por të mos dalim nga karakteristikat. Nesër duhet të shtojmë lëvizshmërinë në fushë sepse Kastrioti e ka prioritet dyluftimin e fortë brenda rregullave. Ne nuk duhet të konfrotonhemi në dyluftime, por të kemi më shumë ritëm”.

Kastrioti treni i fundit- “Kthesën e kemi pritur javë pas jave. Fitorja duhet të vijë në baza logjike, me mendjen akull dhe zemrën flakë. Jemi në kontakt përditë me drejtorin, kemi edhe mendime ndryshe, por marrëdhënia është e shkëlqyer. Kam kontaktuar me drejtuesit për të parë zgjidhjen e situatës, nuk i shmangem përgjegjësive. Kemi analizuar çdo gjë me detaj, do bëjmë më të mirën në çdo ditë”.

Mungesat- “Kemi 4-5 javë që kemi mungesa, Cara ka pasur probleme dhe Kaçe. Por, kemi një kontigjent që mund t’i minimizojmë mungesat. Nëse nuk japim maksimumin do ta kemi të vështirë për të fituar”, u shpreh Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat