Daja vendos Partizanin mbi gjithçka

Futboll

Daja vendos Partizanin mbi gjithçka

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 12:00
Daja vendos Partizanin mbi gjithçka

Java e tetë e Superiores e përball Partizanin me Kastriotin, në transfertë.

Një ndeshje ku pritet të mbërrijë fitorja e parë në këtë kampionat, të jepen shenja kthese dhe daljeje nga kriza e madhe rezultative. Ilir Daja do të kthehet në stol, pasi kreu pezullimin me dy ndeshje të Disiplinës. Në konferencën për shtyp, trajneri i “demave të kuq” analizoi situatën te të tijtë, foli edhe për raportet që ka me drejtuesit e klubit:

“Është e vështirë ta drejtosh skuadrën nga tribuna, pasi jam mësuar gjithmonë në stol. Nga larg nuk e përcjell siç duhet mesazhin te lojtarët dhe për këtë arsye vendi i trajnerit është në stol. Kemi një krizë rezultatesh, pasi Partizani nuk është mësuar të mos fitojë në kaq ndeshje.

Kemi patur shumë raste për të fituar, por kemi gabuar duke e filluar lojën në disavantazh dhe kjo e bën misionin të vështirë.

Kemi lojtarë me eksperiencë, por edhe lojtarë të rinj në formacionin bazë. Duke parë presionin, rritet edhe doza emocionale e tyre".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat