Kadriu beson në fitore kundër Pelisterit në Manastir

Futboll

Kadriu beson në fitore kundër Pelisterit në Manastir

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 12:17
Kadriu beson në fitore kundër Pelisterit në Manastir

Struga Trim & Lum më në fund ka mundësinë për të fituar tre pikë si mysafir në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Në ndeshjen e sotme (13.00) të javës së 13-të të kampionatit, struganët janë mysafirë në Manastir ndaj Pelisterit, duke besuar se mund të arrijnë një triumf.

Florian Kadriu paralajmëron lojë sulmuese.

“Jemi të vetëdijshëm që deri tani na kanë munguar shumë pikë në kampionat.

Patjetër që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, do të shkojmë me të gjitha forcat për të marrë tre pikët.

Pa nënvlerësuar kundërshtarin, ne ende duam ta mbyllim serinë e ndeshjeve pa fitore dhe të futemi në një seri pozitive.

Ne jemi plotësisht të përgatitur për këtë ndeshje, e kemi analizuar shumë mirë kundërshtarin dhe nëse i realizojmë detyrat nga stafi profesional, besoj në fitore”, tha Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat