Kafu: PSG është favoritja për të fituar Championsin

Futboll

Kafu: PSG është favoritja për të fituar Championsin

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 13:17
Kafu: PSG është favoritja për të fituar Championsin

Njeriu me më shumë prezenca në kombëtaren e Brazilit, Kafu (142 paraqitje), ka folur së fundmi për fituesin e mundshëm të Champions League.

Në një intervistë për Marca, ish-lojtari i Milan dhe Romës, ka theksuar se sipas tij PSG është ekipi favorit për të triumfuar në kompeticionin europian të klubeve, ndërkohë që i pyetur për anësorin e djathtë më të mirë, Kafu zgjodhi Hakimin dhe Carvajal.

“PSG është favoritja për të fituar Champions League, në çdo repart ata kanë lojtarë shumë deçizivë. Dhe mos harrojmë se iu mungon ende Sergio Ramos, i cili do të jetë fondamental kur të rikuperohet.

Anësori i djathtë më i mirë në botë?

Mua më pëlqejnë shumë dy, Hakimi dhe Carvajal. Më pas vjen edhe Trent-Alexander Arnold”, u shpreh Kafu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat