Manchester City superfuqi për Manchester Utd e Ronaldos 

Futboll

Manchester City superfuqi për Manchester Utd e Ronaldos 

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 13:46
Manchester City superfuqi për Manchester Utd e Ronaldos 

Kampioni ashtu si i ka hije! Manchester City tregun fuqinë në përballje me Manchester Utd, duke e fituar derbin e madh të qytetit me rezultat 2:0, e cila u zhvillua në stadiumin “Old Trafford”. 

Gjithçka u krye në 45 minutat e parë kur “qytetarët” shënuan fy herë.

Futbollisti Eric Bailly shënoi autogol në minutën e 7-të dhe Bernardo Silva me mjeshtrin e tij vulosi fitoren në 0:2 në fund të pjesës së parë (45+1'). 

Cristiano Ronaldo u paraqit titullar për Manchester Utd, u angazhua me shokë deri në pikën e fundit po të pa denjë të përmbysin rezultatin. 

Ronaldo u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 90+1. 

Pas javës s 11-të në Premier League, Chelsea kryeson me 25 pikë, pason Manchester City me 23, ndërsa Manchester Utd zë vendin pestë me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat