Largon klientët prej vilës së ish-sulmuesit të Interit

Futboll

Largon klientët prej vilës së ish-sulmuesit të Interit

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 14:00

Janë bërë tashmë dy vite prej momentit kur ish-sulmuesi i Inter, Christian Vieri ka nxjerrë në shitje vilën e tij luksoze në Toskanë. 48-vjeçari banon prej disa kohësh në Milano dhe në këtë formë ka vendosur të “lirohet” nga një prej pasurive të tij duke menduar edhe përfitimin në anën financiare.

Por, pikërisht në këtë aspekt ka ngecur shitja e vilës.

Kjo pasi klientët në momentin që njohin vlerën e kërkuar nga Vieri largohen menjëherë duke qenë se shifra është tejet e lartë. Sipas mediave italiane, Vieri e ka mbajtur çmimin fillestar 6.5 milionë euro, ndërsa tashmë ka zbritur në shifrën 5 milionë euro me shpresën se klientët nuk do të largohen sërish të “frikësuar” nga prona e tij.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse kjo strategji e re nga ish-futbollisti do të funksionojë pasi Vieri nuk ka ndërmend të bëjë një tjetër skonto pasi bëhet fjalë për një vilë prej 900 metrash katrorë, ku përfshihet një pishinë, sauna dhe palestër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat