Chelsea pret në shtëpi Burnleyn, ja formacionet zyrtare

Futboll

Chelsea pret në shtëpi Burnleyn, ja formacionet zyrtare

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja mes kampionit evropian Chelsea dhe skuadrës së Burnleyt, e vlefshme kjo për xhiron e 11 të Premier Ligës angleze.

Në këtë ndeshje, të dy skuadra rikthehen nga fitoret në xhiron e fundit, ku Chelsea e mposhti me rezultat 3:0 skuadrën e Newcastle, kurse Burnley shënoi fitore 3:1 kundër Brentford.

Pas 10 xhirove të zhvilluara, Chelsea kryeson tabelën me gjithsej 25 pikë, tre sosh më shumë se vendi i dytë Liverpooli, kurse skuadra e Burnley gjendet në vendin e 18 në tabelë me vetëm shtatë pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Alonso, Kovacic, Lukaku dhe Werner, kurse te Burnley do të mungojnë Stephens dhe Lennon.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Chilwell; Barkley, Hudson-Odoi; Havertz

Burnley (4-4-2): Pope; Taylor, Mee, Tarkowski, Lowton; McNeil, Brownhill, Westwood, Gudmundsson; Wood, Cornet

16:00 Chelsea – Burnley (Stadiumi Stamford Bridge)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat