Conte përball Rafa Benitez, italiani na duhet pak kohë

Futboll

Conte përball Rafa Benitez, italiani na duhet pak kohë

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 15:48
Antonio Conte

Trajneri Antonio Conte u zyrtarizua vetëm para pak ditës te Tottenham, ndërsa ditën e nesërme do të luajë edhe ndeshjen e parë në Premier League.

Tottenham do të përballet me skuadrën e Evertonit, që drejtohet nga Rafa Benitez, në kuadër të javës së 10-të të Premier League.

Aktualisht “spursat” kanë arritur të grumbullojnë 15 pikë duke u pozicionuar kështu në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit.

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, tekniku italian ka theksuar se lojtarët e tij janë disi të lodhur nga ndeshja e ditës së enjte.

“Kemi luajtur të enjten në mbrëmje, ndërsa të premten pamë një video me gjërat pozitive dhe negative të takimit ndaj Vitesse. E di që lojtarët mund të jenë pak të lodhur pas ndeshjes, por kur nuk ka ndeshje duhet të shfrytëzosh çdo sekondë të ditës.

Më e rëndësishmja është të kesh dëshirën për të punuar, entuziazmin dhe për këtë duhet pak kohë. Klubi ka një vizion të shkëlqyer teksa ka ndërtuar stadiumin dhe një fushë stërvitore me të vërtetë fantastike. Tani ne duhet të ndërtojmë diçka të rëndësishme në fushë, por duhet kohë”, deklaroi Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat