Trajneri Cungu zbardh listën me 22 lojtarët e grumbulluar

Futboll

Trajneri Cungu zbardh listën me 22 lojtarët e grumbulluar

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 17:08
Trajneri Cungu zbardh listën me 22 lojtarët e grumbulluar

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve është zyrtarisht gati të nisë punën për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian 2022 që do të zhvillohen në vendin tonë nga datat 10-16 nëntor. 

Ekipi i drejtuar nga tekniku shqiptar Armando Cungu është shortuar në grupin F, së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Trajneri Cungu ka bërë publike ditën e sotme listën me 22 lojtarët e grumbulluar për këto tre ndeshje, 14 prej të cilëve aktivizohen në klube të huaja ndërsa 8 futbollistët e tjerë janë pjesë e kampionatit shqiptar.

Image

Stafi kuqezi me në krye Armando Cungun, i cili është emëruar në fillim të vitit në krye të pankinës kuqezi, kanë zhvilluar disa seleksionime e grumbullime, si dhe disa ndeshje miqësore me kundërshtarë seriozë, duke pasur kështu mundësinë të shohin elementët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kompeticion zyrtar

Skuadra do të nisë nga dita e dielë grumbullimin në Durrës, ku do të qëndrojë deri në fund të këtij kompeticioni. Ndeshja e parë e Kombëtares kuqezi do të jetë ajo ndaj Francës më 10 nëntor në stadiumin “Egnatia”, Rrogozhinë, ndërsa dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan.

Kuqezinjtë do të luajnë më 13 nëntor kundër Serbisë, ndërsa me 16 nëntor do të përballen me Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat