Projektohet rinovimi me klauzolë 1 miliard euro, Real Madrid “blindon” sulmuesin

Futboll

Projektohet rinovimi me klauzolë 1 miliard euro, Real Madrid “blindon” sulmuesin

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 20:55
Vinicius Junior

Vinicius Junior është një nga lojtarët më në formë të Real Madrid. Sulmuesi brazilian numëron deri 9 gola dhe 7 asiste mes kampionatit dhe Champions League.

Shifra tepër të kënaqshme, që kanë bindur drejtuesit e klubit spanjoll t’i përgatisin një dhuratë.

Mediat spanjolle shkruajnë se në parim është arritur akordi për zgjatjen e bashkëpunimit, dhe firma e zyrtarizimi do të ndodhin në muajin janar.

21-vjeçari do të firmosë deri në 2028 (tre vite më shumë se kontrata aktuale).

Rroga sezonale e lojtarit ofensiv do të prekë shifrën e 8 milion eurove, teksa klauzola e largimit do të shkojë nga 700 milion në 1 miliard euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat