Formacionet zyrtare Venezia – Roma

Futboll

Formacionet zyrtare Venezia – Roma

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:55
Formacionet zyrtare Venezia – Roma

Roma do të hapë duelin e ditës së sotme në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.

Roma e cila vie pas humbjes në shtëpi ndaj Milanit, pozicionohet në pozitën e pestë momentalisht me 19 pikë të mbledhura pas 12 xhirove të para dhe sot do të kërkojë këndelljen për të mbajtur hapin me skuadrat sipër tabelës.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, teksa Mourinho ka inkuadruar nga fillimi mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbullën.

Venezia (4-3-3): Romero; Mazzocchi, Caldara, Ceccaroni, Haps; Crnigoj, Ampadu, Busio; Kiyine, Forte, Okereke.

Roma (3-4-1-2): Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Veretout, El Shaarawy; Pellegrini; Abraham, Shomurodov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat